Kovaçeski: Siguria në vendin tonë është stabile

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski theksoi se situata dhe siguria në vendin tonë është stabile.

“Në këto kohë trazirash dua të ju siguroj se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe në këtë moment nuk ekziston asnjë kërcënim direkt për RMV”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se Qeveria po e ndjek gjendjen në Ukrainë dhe vazhdimisht do i informojë qytetarët.