Kounde thyen heshtjen pasi i dështoi kalimi te Chelsea

Mbrojtësi Jules Kounde ka thyer heshtjen pasi dështoi të largohej nga Sevilla.

Kounde ishte i lidhur me kalimin te Chelsea, mirëpo drejtori i Sevillas, Monchi kërkonte që të paguhet klauzola e lirimit së futbollistit, transmeton lajmi.net.

Chelsea nuk donte të paguante 68 milionë euro dhe Kounde mbeti në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Ka pasur raportime se qendërmbrojtësi nuk ishte i lumtur që nuk siguroi transferimin në verë, derisa tani ka thyer heshtjen.

“Si gjithmonë. E dimë çfarë verë ishte. Tani ka mbaruar”.

“Jam i koncentruar te skuadra, se çfarë të bëjmë. Skuadra ka nevojë për mua dhe duhet të përformojë në më të mirën”.

“Për momentin, jam i lumtur me rezultatin, mënyrën e lojës edhe pse ka vend për përmirësime dhe kam më shumë për të kompletuar këtë sezon”, deklaroi ai,

Pritet që verën tjetër disa gjigantë evropianë të rivalizojnë Chelsean për shërbimet e francezit.