Kounde mund të largohet falas nëse Barça nuk e regjistron deri më 31 gusht

Julas Kounde mund të largohet falas nga Barcelona, nëse kjo e fundit nuk e regjistron deri më 31 gusht.
Lajmin e bëri të ditur Adria Soldevila (gazetar në Cadena Serr), transmeton lajmi.net.

Lojtari ka mbetur i vetmi nga lista e transferimeve verore që akoma s’është regjistruar.

Të gjithë të tjerët që u transferuan para tij tashmë e kanë kaluar këtë procedurë dhe po luajnë normalisht.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë e tërë kjo situatë me francezin.