Kounde mund të jetë jashtë për “El Clasico”

Julas Kounde mund të mbetet jashtë për ndeshjen që Barcelona e luan ndaj Real Madridit gjatë muajit tetor.

Të paktën kështu raporton gazetari i afërt me klubin katalunas, Alfredo Martinez, sipas të cilit lëndimi nuk është për t’u neglizhuar.

Pos kësaj ndeshjeje, francezi rrezikon që të mos jetë i gatshëm as në Champions League në dy sfidat ndaj Interit.

26-vjeçari u lëndua në ndeshjen që Franca e luajti ndaj Austrisë, me ç’rast la vendin për William Saliba.