Kosovë,187 raste të reja me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë të ditur se nga gjithsej 424 testime të kryera brenda 24 orëve, pozitiv me koronavirusin e ri (Covid-19) kanë rezultuar 187 persona.

Me statistikat e fundit, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë shkon në 5.118, nga gjithsej 28.640 testime të realizuara. 108 raste me Covid-19 kanë përfunduar me fatalitet.

Brenda 24 orëve janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 2.370. Për momentin në Kosovë ka 2.640 raste aktive me Covid-19.

Rastet e reja me Covid-19 janë regjistruar në: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.