Kosovë, serbët dhe shqiptarët të ndarë për çështjen e Asociacionit

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të mërkurën se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të duhej të themelohej deri në verën e këtij viti.

Në një intervistë me televizionin K1 në Beograd, ambasadori Hill tha se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, mund të zbatohet deri në fund të këtij viti.

Muajin e kaluar, të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t’i bindur që të nënshkruajnë një marrëveshje mbi atë propozim, që parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Krahas përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve për propozimin, diplomatët perëndimorë kanë shtuar trysninë mbi Prishtinën që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Qytetarët shqiptarë dhe serbë, të ndarë në veri dhe në jug të qytetit të Mitrovicës, duken të ndarë edhe në mendimet e tyre mbi Asociacionin.

Disa qytetarë serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thanë se ai paraqet mundësi për mbijetesë dhe përparim të të drejtave të tyre, ndërkaq qytetarët shqiptarë këmbëngulin në përputhshmërinë e këtij mekanizmi me Kushtetutën e Kosovës.

“Rreth Asociacionit presim që të drejtat e serbëve lokalë të shtohen dhe që ata të kenë qasje në integrim”, tha Miroslav Lakediç, banor i veriut të Mitrovicës.

“Ai do të mund të ishte një hap drejt ndonjë zgjidhje për mbijetesën e popullit serb në Kosovë. Kjo do të mund të ishte zgjidhje ose parakusht ndoshta për bisedime të mëtejshme dhe marrëveshje. Shumë thjeshtë ne duhet patjetër të kemi marrëveshje me shqiptarët në Kosovë dhe bashkëjetesë sepse ne këtu jetojmë bashkë, ky është realiteti”, thotë Stevica Joviç, banor i veriut të Mitrovicës.

“Asociacioni duhet patjetër të themelohet, Evropa ka marrë një vendim të tillë dhe mendoj që duhet të bëhet, do të jetë mirë edhe për ju edhe për ne”, tha një tjetër qytetar i cili nuk pranoi të identifikohet./voa