Kosovë, një i vdekur dhe 1 mijë e 853 raste të reja me virus

Një person ka vdekur dhe 1 mijë e 853 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, nga gjithsej 9 mijë e 253 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1 mijë e 639 persona nga COVID-19.

Klankosova.tv pak minuta më parë e kishtë bërë të ditur këtë bilanc, i cili tashmë u konfirmua edhe nga MSH-ja.

Ndryshe, aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 31 mijë e 84 raste aktive me COVID-19.