Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë njofton se një 19 vjeçar me inicialet B.T është gjetur pa shenja jete në Stubicë, afër Pikës Kufitare Kullë në Pejë.
Menjëherë pas paraqitjes së rastit, policia ka dalë në vendngjarje për të kryer kontrollet.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes). Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.