“Kosovë, ne të dalim zot” – publikohet logoja e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

 

Më 17 shkurt, Kosova e shënon 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Për këtë festë madhështore, Qeveria e Kosovës e ka publikuar logon zyrtare.

“Kosovë, ne të dalim zot”, është mesazhi për këtë vit të mëvetësisë.

Për nder të 16-vjetorit, janë planifikuar aktivitete të shumta, duke nisur nga mbledhja festive e ekzekutivit, homazhe tek personalitetet e rëndësishme si komandanti legjendar Adem Jashari, presidenti historik, Ibrahim Rugova, veprimtari Adem Demaçi.

Kremta për këtë ditë kulmon me koncertin e Filharmonisë së Kosovës.