Kosovë, ndërpritet greva, mësimi fillon të hënën, më 3 tetor

Për rreth pesë javë iu qëndruan pas kërkesave të tyre. Vendimi për grevë në shumicën e shkollave në Kosovë u respektua gjatë kësaj kohe. Të enjten Sindikata e Arsimit propozoi që greva të pezullohej deri në janar të vitit 2023 dhe për këtë u votua nga mësimdhënësit.

Rezultati doli në favor të pezullimit.

E një ditë më pas, kryetari i Këshillit të Grevistëve të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, sqaroi me detajisht vendimin e marrë. Megjithatë Jasharaj potencoi se sindikatat nuk po tërhiqen nga kërkesat e tyre. Edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, tha se greva nuk ishte akt personal ndaj askujt.

Ani pse nga e hëna fëmijët do t’iu kthehen bankave shkollore, ekspertët e arsimit po cilësojnë se ata janë dëmtuar mjaft shumë. Se janë shkaktuar dëme te natyrave te ndryshme tek fëmijët e thonë edhe nga këshilli i prindërve.

Përmes në reagimi në rrjete sociale, pezullimin e grevës e ka mirëpritur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka bërë thirrje po ashtu për shpërndarje të teksteve shkollore te nxënësit nga shkollat që ende nuk e kanë bërë këtë .

Përndryshe gjate se premtes SBAShK-u përmes një kumtese ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës, janë deklaruar 11.809 mesimdhenes ose 54.88% e anetaresise, ndërsa kundër pezullimit janë deklaruar 9.707 ose 45.12%./Express