– Nënkryetari i Organizatës për veteranët e luftës të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka bërë kërkesë deri tek Komisioni hetimor i Kuvendit të Kosovës urgjentisht ta analizojë pranimin e njëmijë testeve për Kovid-19, si ndihmë humanitare nga ana e Serbisë.
Përmes publikimit në faqen e tij në Fejsbuk, Haradinaj kërkoi nga Instituti për shëndet publik të Kosovës ta hedhë dhe ta shkatërrojë donacionin serb dhe ta ndërpresë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, derisa ajo nuk ndërmerr
masa kundër atyre të cilët e kanë pranuar testet, sepse, sipas tij, “janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e zbatueshme në Kosovë”.
“Të hetohet urgjentisht pranimi i njëmijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, që e dënojmë ashpër dhe kërkojmë të ndërmerren masa kundër pranuesve të testeve nga Serbia (…), ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht Qeveria e Albin Kurtit. Me këtë janë ofenduar të gjitha familjet e të prekurve, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e të zhdukurve” , ka shënuar Haradinaj.
Gjithashtu, thotë njeriu i dytë i Organizatës së veteranëve të UÇK-së “janë nënvlerësuar dhe turpëruar aktivitetet për pavarësi, të gjithë ish-të burgosurit politikë dhe të gjithë të masakruarit dhe të torturuarit në Kosovë”.
“Thirrje urgjente edhe tek prokurori i përgjithshëm shtetëror që menjëherë të fillojë hetim gjithëpërfshirës për të gjithë aktorët e përfshirë në këtë skandal të turpshëm dhe të madh” , kërkoi Nasim Haradinaj.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se të premten ka pranuar donacion prej njëmijë testeve për zbulimin e koronavirusit të ri, në vlerë prej 30 mijë eurove, si pjesë e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit në luftën kundër
pandemisë Kovid-19. Pranimi i donacionit serb nga ana e Qeverisë së Kurtit shkaktoi reagime të shumta, kryesisht negative nga politikanët e opozitës dhe personaliteteve publike, të cilët kërkojnë që bashkëpunimi me Serbinë të kushtëzohet me kërkim falje për krimet e bëra ndaj popullatës civile në luftën nga viti 1999 dhe me nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve për ato krime.
Kosovë-Shqipëri Kosovë: Është kërkuar hetim kuvendor për pranimin e donacionit të testeve për...