Kosovë, 51.328 persona të infektuar me Covid-19 gjatë vitit 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.184 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 184 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.