Përzgjedhësja e Kosovës U19 për femra, Albina Rrahmani, ka publikuar listën me futbollistet e ftuara për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Dardanet e reja janë pjesë e Grupit A1, ku do të përballen me tri kombëtare mjaft të forta: Portugalinë, Danimarkën dhe Islandën.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Portugali.
Ndeshja e parë zhvillohet më 26 nëntor, në ora 19:00, ku Kosova do të kërkojë një nisje të mirë kundër vendasve, të cilët konsiderohen favoritë të grupit.
Më 29 nëntor, në ora 15:00, Dardanet do të përballen me Danimarkën, një ekip tradicionalisht i fortë në futbollin e femrave.
Ndeshja e fundit e grupit luhet më 2 dhjetor, në ora 16:00, ku Kosova do të përballet me Islandën, në një sfidë ku synon ta mbyllë ciklin kualifikues me rezultat pozitiv.
Kosova do të kërkojë paraqitje të mira dhe rezultate sa më të mira në këtë fazë të rëndësishme të garave evropiane.





