Ambasadori i ShBA-ve Philip Kosnett, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe personalitete të tjera do të mirëpresin sot dërgesën e parë të vaksinave të dhuruara Kosovës nga ShBA-të.
Ceremonia e organizuar me rastin e arritjes së tyre, mbahet në oborri i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik, duke nisur nga ora 15:00.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19. Vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644 mijë e 212 doza të vaksinës.
Deri më sot 221 mijë e 26 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media



