Kosova regjistron 4 viktima dhe 717 raste të reja me COVID-19

Kosova ka regjistruar katër viktima dhe 717 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të enjten.

Rastet e reja dolën pas testitmit të 4,132 mostrave, që i bie se 17.35 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 2,370 pacientë, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 16,849.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,355 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 809,613 persona.

Ndryshe, që nga 10 shkurti, qytetarët në Prishtinë mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat nga mosha 18-vjeçare, të cilët para tre muajsh janë imunizuar me dy doza të vaksinës.