Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe kolaps energjetik

Shkruan: Ilir Ibrahimi 

Nuk e kuptoj se si kryeministri në të njejtën ditë mund të deklaroj se vendi kërcënohet nga lufta, dhe ndërkohë në mbrëmje të shkojë dhe të vallëzoj në një festival ndërkombëtar, i cili përveç të rinjëve kosovarë, ka sjellur edhe vizitorë nga mbarë bota.

Deklarimet e kryeministrit merren seriozisht sepse sypozohet se ai ka informata të dorës së parë. Ato kanë efekt te qytetarët por edhe në arenën ndërkombëtare, si te vizitorët, ashtu edhe te investitorët.

Nëse do të kishte ndonjë rrezik lufte, reagimin e parë për ndonjë mobilizim do ta kishte bërë KFOR. Një gjë të tillë nuk e kemi parë.

Atëherë pse bëhen këto deklarata nga kryeministri kur dihet që ato kanë vetëm efekte negative, sidomos kur janë të pabaza?

Kosova nuk rrezikohet nga lufta. Kosova rrezikohet nga një krizë ekonomike dhe një kollaps energjetik.

Te dyja këto kërkojnë menaxhim dhe lidership dhe nuk mund të tejkalohen me gjuhë luftënxitëse.