E para e shtetit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrat në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, ku shumë qytetarë u vranë nga regjimi gjenocidal serb.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se Kosova nuk harron.
“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb.
44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.
Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon. Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi.
Kosova nuk harron!”, shkruan Osmani.


![Ushtarët serbë hynë në Kosovë edhe me 15 tetor, e konfirmon KFOR-i [video]](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/11/auto_p1762447754-218x150.jpg)

