Kosova në qendër të hartës ushtarake botërore — për herë të parë pret gjeneralë nga 16 shtete!

Në një ngjarje historike për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Prishtina është bërë nikoqire e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), që për herë të parë mbahet në vendin tonë.

Në këtë aktivitet marrin pjesë gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia dhe Afrika, duke e shndërruar Kosovën në një qendër ndërkombëtare të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ushtarak.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një reagimi publik është shprehur krenare me FSK-në dhe me suksesin e Akademisë së Mbrojtjes, e cila me këtë ngjarje po dëshmon standarde të larta profesionale dhe një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në fushën e sigurisë ndërkombëtare.(INA)