Kosova dhe Gjermania me një marrëveshje mbështesin FSK-në me 1 milion euro

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman Jorn Rohde kanë nënshkruar marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësim dhe Përmirësim, “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së.

“Me qëllim të ndërtimit Deponimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësive për deminim të FSK-së deri në 10 kostume mbrojtëse EOB duke përfshirë trajnime me vlerë deri në 500,000 euro. Përveç kësaj do të prokurohen dy automjete të mallrave të rrezikshme në vlerë deri në 500,000 euro për të rritur aftësinë e eliminimit të mallit të vjetër të rrezikshëm të FSK-së”, ka shkruar ambasada gjermane, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, sot në krye të FSK-së u emërua Bashkim Jashari pas dorëheqjes që dha Rrahman Rama.