Koronavirusi, numri i viktimave arrin në 563

Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Kinë kanë vdekur edhe 73 persona, me të cilët numri i përgjithshëm i viktimave nga infektimi u rrit në 563 , kumtoi sot Komisioni nacional shëndetësor kinez.

Komisioni shton se janë regjistruar edhe 3.694 raste të reja të sëmundjes, tani numri i të infektuarve me virus arrin gjithsej 38.018 persona, njoftuan mediat britanike.