Koronavirusi në Shqipëri, ndërrojnë jetë 2 pacientë të tjerë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan dy viktima të tjera duke e çuar në 53 numrin total të viktimave nga koronavirui. Ndërsa numri i rasteve është rritur me 61 duke e çuar numrin total të të infektuarve në 2,330. Aktualisht numri i pacientëve të shtruar në spital me Covid-19 është 81 ndërsa 12 janë në terapi intensive.