Ministria e Shëndetësisë njofton se në nivel shtetërorë ka 3569 raste aktive me koronavirusin e ri, sa i përket statistikave sipas qyteteve, kryeson kryeqyteti me rreth 1941 raste aktive me Covid-19.
Në ranglistën e komunave të kryeqyteti prinë Çairi me 373 raste aktive, pasuar nga Gazi Baba me 192 raste aktive. Në Butel ka 167 raste aktive, Karposh 158, Aerodrom 154. Komuna Qendër 144, Saraj 140, Gjorqe Petrov 109, Kisella Vodë 108, Studeniçan 107 si dhe komuna tjera me më pak se 100 raste aktive.