Shkollat dhe administratat e arsimit në të gjithë Kinën kanë pezulluar grumbullimet masive ose provimet për shkak të shpërthimit të pneumonisë virale.
Ministria e Arsimit tha se universitetet dhe kolegjet në vend duhet të bëjnë plane për parandalimin dhe kontrollin e rasteve të pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi novel para nisjes së semestrit të pranverës.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se shkollat duhet të njohin si duhet situatën e epidemisë dhe të bëjnë rregullime në përputhje me rrethanat.
Administratave të arsimit dhe universiteteve në zonat më të prekura u kërkohet të ndihmojnë mësuesit dhe studentët të ndërgjegjësohen për sëmundjen.
830 raste
Kina konfirmoi 830 raste me pneumoni të shkaktuar nga koronavirusi i ri në 29 rajone në nivel province. Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi ky virus u ka marrë jetën 25 vetëve, 24 e të cilëve në provincën Hubei dhe 1 në provincën Hebei. Deri të enjten, 23janar, Kina njoftoi se janë mbi 1,000 vetë të dyshuar për infektim me këtë virus.