Në gjendjen kritike që gjendet Kina përballë epidemisë së coronavirusit, Ministria e Financës premtoi një buxhet prej afro 130 milionë eurosh për t’i bërë ballë kësaj krize.
Deri më tani janë regjistruar 600 raste të tilla ndërkohë që zona më e prekur është provinca e Hubei.
Ndërkohë që Ministri i Arsimit deklaroi se nuk do të zhvillohen aktivitete shkollore si dhe provime për sa kohë vazhdon kjo epidemi.
Ai u kërkon universiteteve dhe kolegjeve të marrin masa për të evidentuar raste të koronavirusit përpara fillimit të semestrit të ri.
Studentët do të kthehen në auditore në fund të muajit shkurt.