Koronavirusi mund të diagnostifikohet dhe trajtohet edhe në internet, rol të madh në zhdukjen e tij në Kinë

Diagnostifikimi dhe trajtimi në internet kanë luajtur një rol të veçantë dhe domethënës në luftën e Kinës kundër pneumonisë së koronavirusit të tipit të ri (COVID-19), sipas një zyrtari kinez të shëndetit të premten.

Niveli i diagnostikimit dhe trajtimit online në spitalet mbikëqyrura nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë (NHC) u rrit 17 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha në një konferencë shtypi Mao Qun’an, një zyrtar nga NHC-ja.

Disa platforma të shërbimit mjekësor në internet të palëve të treta kanë regjistruar një rritje me bazë vjetore mbi 20-fish të diagnostikimeve dhe trajtimeve dhe numri i recetave është rritur rreth 10-fish, tha Mao.

Gjithashtu, autoritetet shëndetësore shfrytëzuan shërbimet mjekësore në internet për të zgjeruar ndihmën mjekësore në provincën Hubei, vatra e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, përfshirë konsultimin në distancë dhe ndihmën psikologjike, tha ai.

Autoritetet gjithashtu përdorën të dhënat e mëdha për të ndihmuar me gjetjen dhe monitorimin e kontakteve të afërta të të infektuarve dhe të grupeve të tjera në rrezik, shtoi ai.(Albana)