Koronavirusi, gjendje e jashtëzakonshme në 16 qytete të Serbisë

Në Serbi ditëve të fundit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 16 qytete, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike me Covid-19.

Gjendja e jashtëzakonshme, që përfshin masa të posaçme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, është në fuqi në Beograd, Bogatiq, Vladiçin Han, Luçani, Novi Pazar, Tutin, Kragujevac, Vranje, Ivanjic, Shabac, Çaçak, Kraljevë, Arilje, Pozheg, Uzhice dhe Priboj.

Në Serbi gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 289 raste të reja të koronavirusit nga gjithsej 7,872 testime të realizuara. Gjashtë pacientë kanë ndërruar jetë gjatë së njëjtës periudhë kurse 93 pacientë janë kyçur në respirator, respektivisht janë nën ventilim mekanik.

Sipas statistikave zyrtare në Serbi, që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 16.420 persona me Covid-19, prej të cilave 13,366 janë shëruar kurse 317 raste kanë përfunduar me fatalitet. Për momentin ka 2,737 raste aktive.

Ndryshe, BIRN para disa dite doli me një raport ku sipas tyre, autoritetet shëndetësore në Serbi kanë manipuluar me statistikat e Covid-19./Alsat

Më tepër: BIRN: Serbia manipulon me e të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19