Koronavirusi e ka zvogëluar ndotjen e ajrit në Kinë

Xhirimet satelitore nga NASA tregojnë se ajri në Kinë është pastruar pasi që aktiviteti i fabrikave, kompanive dhe të gjithë banorëve në mënyrë drastike është zvogëluar për shkak të koronavirusit, publikoi NASA.

Xhirimet e bëra nga NASA tregojnë se ndotja është zvogëluar në këtë periudhë të vitit, për dallim nga viti i kaluar.

Ulja përputhet me uljen rekorde të aktivitetit të fabrikave në Kinë, për shkak të asaj se kompanitë i kanë zvogëluar kapacitetet që të pengojnë përhapjen e virusit.

Ulja fillimisht është shënuar në Vuhan, vatër e virusit.