Koronavirus, Filipçe: Do të formohet shtab i krizave, shtetasit kinez dolën negativ

Pas takimit të jashtëzakonshëm të Qendrës për Menaxhim me Kriza, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se do të formohet shtab i krizave që do të koordinojë të gjitha aktivitete rreth virusit Covid 19. Filipçe gjithashtu njoftoi se tre shtetasit kinez të cilët kanë ardhur për punë në Maqedoninë e Veriut janë testuar dhe janë negativ, por që do të izolohen edhe 14 ditë nën monitorim të institucioneve tona.