Korona përgjysmë e ka zvogëluar eksportin e mishit të qengjit nga rajoni i Gostivarit

Eksporti i mishit të qengjit nga rajoni i Gostivarit është përgjysmuar për shkak të situatës me koronavirusin. Pritet edhe përfitim i zvogëluar duke e pasur parasysh se çmimi i një kilogram të mishit në krahasim me vitin e kaluar është ulur për 20 deri në 25 denarë.
Që të arrihen sasitë e porositura për kulmin eksportues, në thertoret e Gostivarit, në ditë përpunohen rreth njëmijë qengja. Pjesa më e maNga dhe e mishit të qengjit do të dërgohet në tregun italian deri në fund të javës.

Përveç zvogëlimit të eksportit, problem shtesë është edhe çmimi i mishit të
qengjit. Kriza që e kaploi Italinë e rrëzoi çmimin dhe kështu blerësit e atjeshëm paguajnë nga pesë euro për një kilogram.
Mishi i qengjit në thertoret e Gostivarit kryesisht është nga blegtorët lokalë,
por blerësit e qengjit janë nga pjesë të tjera të vendit.

Që të zvogëlohen dëmet dhe lehtësimi i problemeve me shitjen e mishit të
qengjit që i shkaktoi kriza nga koronavirusi, Qeveria solli vendim për mbështetje financiare.“Duke kalkuluar me masën bazë prej 1.000 denarëve për kokë dele të shënuar, me rritjen e tanishme për nënmasën për kujdesin e qengjit femër prej 1.500 denarëve për kokë qengji, blegtorët do të marrin mbështetje të përgjithshme financiare në vlerë prej 2.500 denarëve për qengj femër”, informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Mesatarisht, vendi çdo vit eksporton nga rreth 200.000 qengja për në Itali. Të dytët, por tregje shumë më të vogla janë Kroacia dhe Greqia. zakonisht kulmi i plasmanit është para ose gjatë festave të pashkëve.