Koreja Veriore teston raketën më të madhe që nga viti 2017

Koreja e Veriut ka kryer atë që mendohet të jetë lëshimi i raketave më të mëdha që nga viti 2017.

Arma ishte me sa duket një raketë me rreze të mesme e cila arriti një lartësi prej 2000 km përpara se të zbriste në Detin e Japonisë.

Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja e kanë dënuar lëshimin, testin e shtatë këtë muaj.

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut nga testet e armëve balistike dhe bërthamore dhe ka vendosur sanksione të rrepta. Por shteti i Azisë Lindore kundërshton rregullisht ndalimin dhe udhëheqësi Kim Jong-un është zotuar të forcojë mbrojtjen e vendit të tij.

Ekspertët sugjerojnë arsye të shumta që qëndrojnë pas valës së lëshimeve, duke përfshirë sinjalizimin politik të fuqisë për fuqitë globale dhe rajonale, një dëshirë nga Kim Jong-un për të bërë presion ndaj ShBA-së në bisedimet e ngecura prej kohësh bërthamore dhe gjithashtu nevojën praktike për të testuar inxhinierinë e re dhe sistemet e komandës ushtarake, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Koha shihet gjithashtu si e rëndësishme, që vjen pak para Olimpiadës Dimërore në Kinë dhe përpara zgjedhjeve presidenciale të Koresë së Jugut në mars.

Dhe testet janë rritur gjithashtu ndërsa ekonomia e lëkundur e Koresë së Veriut lufton nën sanksionet e udhëhequra nga ShBA-ja, vështirësitë e lidhura me pandeminë dhe dekada të keq menaxhimit.