Koreja e Veriut ka folur për herë të lidhur me arrestimin e ushtarit amerikan Travis King duke e konfirmuar paraburgimin e tij dhe njëherësh iu përgjigj kërkesave për informacion ndaj vendndodhjes së tij, ka thënë Komanda e OKB-së.
Ushtari 23-vjeçar kaloi kufirin nga Koreja e Jugut më 18 korrik, derisa ishte në turneun kufitar.
Kështu, përgjigjja tregon se kryeqyteti veri-korean mund të jetë gati për të filluar negociatat.
Komanda e OKB-së, e cila monitoron Zonën e Çmilitarizuar (DMZ) kishte kërkuar informacion për 23-vjeçarin përmes linjës së saj të drejtpërdrejtë telefonike për Ushtrinë e Koresë së Veriut në Zonën e Përbashkët të Sigurisë.
Veri-koreanët e kishin pranuar më parë kërkesën, por kjo është hera e parë që ata janë përgjigjur, duke konfirmuar se ushtari amerikan është në paraburgim.
Koreja e Veriut nuk e ka pranuar publikisht arrestimin e tij.