Korçë, dy persona i grabisin çantën me lekë kambistit

Rreth orës 8 e gjysmë të ditës së sotme, dy shtetas, ende të paidentifikuar nga policia, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës kambistit Erion Renja, në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së kambistit, ku dy autorët pasi i kanë marrë me dhunë çantën, brenda së cilës kishte një sasi lekësh, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon mbi zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.