Korabi e dëshiron për trajner Dashmir Bearin

Dashmir Beari ende është trajner Dritës nga Bogovina, megjithatë trajneri i njohur nga Tetova mund të ketë destiniacion të ri.

Mësojmë se në adresë të tij ka mbërritur një ofertë nga Korabi i Dibrës, i cili është në kërkim të një trajneri ambicioz, për të zënë vendin bosh të lënë nga Berat Imeri.

Drita ka caktuar fillimin e përgatitjeve për sezonin pranveror në Ligën e dytë-Perëndim me 15 janar, por mbetet të shihet nëse do të vazhdojnē me Bearin.

Në anën tjetër as Korabi ende nuk ka filluar me përgatitjet dimërore.