Kopshtit Zoologjik të Shkupit i shtohen edhe tre këlyshë ujq të bardhë

Në Kopshtin Zoologjik kanë lindur tre këlyshë të llojit të rrezikuar, ujq të bardhë (canis lupus arctos).

“Në shumë vende të BE-së, këta ujq mbrohen rreptësishtë nga Konventa e Bernës”, thonë nga Kopshti Zoologjik.

Ujqit e bardhë arritën në Kopshtin Zoologjik të Shkupit nga Republika Çeke në vitin 2020.

Ujku Arktik (Canis lupus arctos) është një nënlloj i ujkut gri që banon në rajonet arktike të Amerikës së Veriut dhe Grenlandës. Njihen gjithashtu si ujqër polar ose ujqër të bardhë.

Kujtojmë se këtë pranverë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit po ndodh një “baby boom” i vërtetë, kanë lindur tre luanë, një gibon i bardhë, një lamë e vogël, një kangur, një lemur, një deve dhe këlyshët më të rinj ujqër të bardhë.