Konvulsionet nacionaliste të Serbisë dështimi i një ideologjie antihistorike

Shkruan: Xhelal Zejneli

Pseudoshkenca serbe – Për ta justifikuar hegjemonizmin, ekspansionizmin dhe ideologjinë kolonialiste serbe, qysh në fillim të shekullit XX u vu në veprim shkenca serbe. U vunë në veprim sidomos qarqet akademike dhe ato universitare.

Filluan me mitin mesjetar – betejën e Kosovës (1389), pikërisht për dy arsye:

– e para, t’i tregojnë Evropës së krishterë, se serbët në një të kaluar të largët, duke u vetëflijuar, kanë mbrojtur vlerat e krishterimit evropian, duke u mburrur për idiosyncrasy perëndimore;

– e dyta, për të dëshmuar para kancelarive të fuqive të mëdha historike të kontinentit, se ata janë të pranishëm në Kosovë qysh në mesjetën e hershme, ndaj ajo (Kosova) është serbe, djep i Serbisë, shpirt i saj, tokë e shenjtë serbe.

U vu në veprim shkenca e historisë, e gjuhësisë, e etnologjisë, e gjeografisë, e antropologjisë, e gjeologjisë, e arkeologjisë. U ndërtua pseudo-shkenca serbe, laboratorët e së cilës u shndërruan në fabrikues të kuazi-argumenteve.

Në vitet ’30 të qindvjeçarit XX, elita intelektuale serbe tubohej në Klubin Kulturor Serb në Beograd, të drejtuar nga teoricieni i së drejtës Slobodan Jovanoviq (Novi-Sad, 1869-1958, Londër) profesor i së drejtës së shtetit në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Beogradit.

Sipas kësaj elite të shkollës retrograde serbe, shqiptarët nuk ishin komb, por myslimanë dhe mbetje apo mbeturinë turke në Ballkan. Maqedonasit po ashtu s’ishin komb. Maqedonia ishte Serbi jugore. As malazeztë nuk mund të ishin komb (ndonëse pavarësinë e kishin fituar në Kongresin e Berlinit më 1878) për arsye se gjuha në të cilën flisnin, s’ishte veçse një dialekt i serbishtes (sipas konceptit: e kujt është gjuha, i tij është edhe territori). Maqedonasit dhe malazeztë, duke qenë pjesë e popullit serb, s’mund t’i kishin institucionet e veta kishtare. Serbët, malazeztë dhe maqedonasit kanë të njëjtën kishë, të njëjtin kler dhe të njëjtat varreza. Rrjedhimisht, sipas parimit: e kujt është feja, i tij është edhe territori – s’mund të kishte komb malazez apo komb maqedonas. Bosnja ndërkaq, ishte term gjeografik, ndaj s’mund të kishte komb boshnjak, aq më tepër kur një e treta e popullsisë së saj ishin serbë.

Myslimanët e Bosnjës (dhe të Sanxhakut) s’ishin veçse serb të islamizuar. Në Bosnjë jeton popullsi serbe, e ndarë në tri besime fetare: ortodokse, myslimane dhe katolike, sikundër ishte rasti edhe me shqiptarët.

Sa u përket kroatëve – të Kroacisë – edhe këta s’kishin identitet të qartë, për arsye se gjuha që flisnin, ishte një dialekt i serbishtes (edhe këtu vlente koncepti: e kujt gjuha, i tij territori).

Lidhur me Vojvodinën, Serbia ndërmori masa, që nëpërmjet kolonëve, kryesisht malazez, ta ndryshonte strukturën etnike të saj, duke i shndërruar hungarezët (dhe kroatët) në pakicë. Kur është fjala për gjermanët e Vojvodinës (rreth katërqind mijë sish), në vitin 1944-45, Serbia, nën akuzën se paskëshin qenë kolaboracionistë, për një i dëboi nga trojet e tyre. Njësoj siç veproi edhe Greqia me çamët.

Më vonë historia do të dëshmojë se në diatribën e madhe historike ndërmjet shqiptarëve gjoja jo-perëndimorë dhe serbëve kinse perëndimorë, pa kurrfarë mëdyshjesh, Perëndimi do të marrë anën e shqiptarëve.

Sa i përket Betejës së Kosovës (1389) diplomati i famshëm, tani i ndjerë – Riçërd Holbruk (Richard C. Holbrooke, 1941-2010) do të deklarojë: “Serbët e aspirojnë Kosovën bazuar në një luftë të largët, e cila kushedi se si ka ndodhur dhe një Zot e di se a ka ndodhur”. Ndërkaq, sekretarja e Departamentit të Shtetit – Kondoliza Rajs (Condoleezza Rice, 1954- ), lidhur me të njëjtën luftë thotë: “…Serbët flasin për një betejë të vitit 1389, po e përsëris – të vitit 1389!!!”

Krijimi i Serbisë së madhe Serbia e madhe u krijua me ndihmën e aleatëve të saj – Rusisë, Francës dhe Anglisë, në momente historike të caktuara, pa e respektuar fare, parimin historik, parimin etnik, parimin demokratik dhe atë të vetëvendosjes së popujve.

Në dëm të territoreve shqiptare, Serbia filloi të zgjerohet pas luftës ruso-turke (1877). Në këtë luftë, në të cilën Serbia luftoi në anën e Rusisë, Turqia doli humbëse. Për pjesëmarrjen në luftë, Serbia u shpërblye me toka shqiptare. Si rrjedhojë, filloi pastrimi etnik i trojeve shqiptare të krahinës ku bënin pjesë Nishi, Leskovci, Toplica, Prokupla.

Pas largimit të Turqisë nga Ballkani (1912) serbët, grekët, bullgarët dhe malazeztë filluan pushtimin e trojeve të njeri-tjetrit, e sidomos të trojeve shqiptare. Serbia pra, në Luftën e Parë Ballkanike (1912) i zgjeroi territoret e veta në hapësirat të banuara nga popullsi joserbe. Nën pushtimin serb ra gjysma e popullsisë shqiptare dhe e territorit të tij. Më 1913, gjatë Luftës së Dytë Ballkanike, vendet e Ballkanit luftuan kundër njëri-tjetrit, për ta ndarë krahinën me emrin antik Maqedoni. Edhe në këtë bellum omniem in omnes, Serbia u zgjerua në territore të banuara nga joserbë.

Pas luftës ruso-turke (1877), pas largimit të Turqisë nga Ballkani, përkatësisht pas dy luftërave ballkanike (1912-13) Serbia u zgjerua kryesisht në dëm të hapësirave etnike shqiptare si dhe në dëm të Maqedonisë. Nën sundimin serb ranë shqiptarëtmaqedonasit dhe territore me popullsi bullgare. Pra, Serbia e madhe është produkt i politikës ekspansioniste dhe i luftërave pushtuese të saj.

Pas Luftës së Parë Botërore (1914-18) dhe krijimit të Jugosllavisë së Versajës (1919-20), procesi i krijimit të Serbisë së madhe – u finalizua. Serbia në këtë kohë pretendonte të luante në skenën politike rolin e një Piemonti, që po i bashkonte në një shtet të vetëm të gjithë sllavët e jugut. Tani, nën pushtimin serb ranë: Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Vojvodina dhe Sanxhaku. Nën sundimin serb ranë malazeztë, boshnjakët, myslimanët e Sanxhakut; në Vojvodinë – hungarezët, kroatët dhe gjermanët.

Ky është rast unik në historinë e Evropës, në mos edhe të botës, që një popull i vogël si serbët, të arrijë një zgjerim territorial kaq të madh.

Serbia në atë kohë pushtonte territore:

– të popujve të pambrojtur, siç ishin shqiptarët;

– të popujve, që sipas serbëve, ishin me identitet të diskutueshëm, siç i konsideronin maqedonasit, malazeztë, boshnjakët apo myslimanët e Sanxhakut;

– të popujve që u përkisnin shteteve – humbëse të luftërave, siç i konsideronin  hungarezët dhe gjermanët e Vojvodinës.

Për ta krijuar Serbinë e madhe, serbët e shfrytëzuan konstelacionin apo raportin e forcave ndërmjet fuqive të mëdha të Evropës, në dy dekadat e para të shekullit XX. Vendet e ANTANT-ës, ku bënin pjesë Anglia dhe Franca, mbështetëset e Serbisë (dhe të Greqisë), ishin ngadhënjyesit e luftës botërore. Faktori antiserb ndërkaq – Gjermania dhe Austro-Hungaria ishin humbëse të luftës botërore. Ndërsa rusët, në bazë të përkatësisë – familjes sllavo-ortodokse, ishin dhe mbetën aleatë të natyrshëm të serbëve.

Me rastin e krijimit të Serbisë së madhe, Parisi, Londra dhe Moska nuk respektuan kurrfarë parimi: as parmin historik as parimin etnik, as parimin demokratik, as atë të vetëvendosjes. Serbia e madhe ishte produkt i kompozimit të hartës politike të Ballkanit, sipas interesave të Parisit (dhe të Londrës), pas përfundimit të luftës botërore, në të cilën pala antiserbe – fuqitë e Boshtit Qendror – doli humbëse.

Duke qenë e përkëdhelur tej mase nga Parisi, Jugosllavinë e Versajës, Serbia do ta shndërrojë në dominion të vet.

Lajthitjet e serbëve qëndronin në faktin se forca e tyre kurrë nuk është bazuar në mundësitë reale të brendshme, por në mbështetjen nga faktori i jashtëm. Përveçse të dominojë mbi popujt që ishin përfshirë në shtetin e sllavëve të jugut, Serbia ka pretenduar të bëhet edhe faktor relevant në rajonAmbiciet e serbëve për të dominuar në shtetin jugosllav apo në Ballkan, gjithmonë kanë qenë në shpërpjesëtim me mundësitë reale të tyre.

Problemi i serbëve mund të formulohet edhe si: ëndërr e madhe e njeriut të vogël. Serbia e pas luftës botërore, është një vend me shkallë të ulët të zhvillimit të përgjithshëm. Në anën tjetër, dy popujt e tjerë shtetformues të Jugosllavisë së Versajës – kroatët dhe sllovenët, në krahasim me serbët, kishin shkallë ekonomike më të lartë dhe tradita kulturore më të mëdha. Serbia kishte dalë nga sundimi i të sëmurës së Bosforit – Turqia, ndërkaq Kroacia dhe Sllovenia kishin dalë nga sundimi i një perandorie të qytetërimit evropian, atij austro-hungarez.

Dhe ja paradoksi i parë: Serbët me civilizim më të ulët, qeverisnin dy popuj me civilizim evropian, siç ishin kroatët dhe sllovenët. Shpejt u pa se kreatura e Versajës – Jugosllavias’ishte veçse një sajim artificial i Parisit (dhe i Londrës). Ajo qëndronte mbi këmbë të qelqta. Paradokse të tilla nuk përpiheshin në Evropë, në shekullin XX, qoftë edhe në fillim të tij.

Të ballafaquar me një paradoks të këtillë, që në krye të herës, serbët hasën në vështirësi qeverisjeje. Për ta bërë të mundur dominimin e vet, filluan të përhapin idenë e jugosllavizmit, d.m.th. të krijimit të kombit jugosllav, gjë që nënkuptonte kombin serbosllav. Për ta kryer homogjenizimin etnik të sllavëve të jugut, ata filluan ndërtimin e shtetit sipas konceptit unitar. Kjo do t’u siguronte atyre hegjemoni mbi popujt e tjerë.

Jugosllavia e Versajës kishte në kufij të vet tre popuj shtetformues: serbë, kroatë, sllovenë; si dhe popuj, të cilëve nuk u njihej kombësia, si: shqiptarë, maqedonas, malazezë, boshnjakë, myslimanë të Sanxhakut, bullgarë, hungarezë, gjermanë.

Në këtë bashkësi sllavësh të jugut, kishte pra edhe popuj josllavë, siç ishin shqiptarët, hungarezët, gjermanët. Se kujt do t’i njihej kombësia dhe kujt jo, për këtë vendosnin serbët. Mbi të gjithë këta popuj sundonin serbët. Jugosllavia e Versajës ishte perandori serbe, që të përkujtonte atë të car Dushanit (Stefan Urosh IV Dushan Nemanjiq, 1308/1312 – 1355). Duke qenë se të gjithë popujt e saj, përpos serbëve, ishin të privuar nga të drejtat e tyre kombëtare dhe njerëzore themelore, ajo u quajt burg i popujve.

Planet e ideologëve serbë për të krijuar kombin jugosllav, kurrë s’arritën të realizohen, pikërisht për shumë arsye:

– Procesi i krijimit të kombeve homogjene në Evropë kishte përfunduar qysh para disa shekujsh;

– Kombi homogjen nuk mund të krijohej në shekullin XX, siç pretendonin serbët;

– Kombi homogjen nuk mund të krijohej me masa represive, diskriminuese, administrative, opresive.

Një prej mënyrave më përkatëse të krijimit të kombit homogjen është integrimi i qytetarëve në shoqëri dhe jo margjinalizimi i tyre. Dihet mirëfilli se mund t’i integrohen shoqërisë minoritetet por jo edhe popuj të tërë. Popujt autoktonë asnjëherë nuk shkrihen dhe nuk heqin dorë nga identiteti i tyre. Kombi homogjen nuk krijohet në Evropën e shekullit XX apo XXI, siç pandehnin serbët. Kombi më homogjen në Evropë janë francezët, por ata këtë proces e kanë kryer para shumë shekujsh dhe jo në shekullin XX.

Turqia, Irani, Iraku dhe Siria, kurrë nuk do të mund ta shkrijnë popullin kurd në turq, iranianë, irakianë apo sirianë. Beogradi nuk mund ta krijonte kombin jugosllav, d.m.th. serbosllav, për arsye se serbët nuk kishin potencial të mjaftueshëm, as demografik, as ekonomik, as kulturor. Si të tillë, ata nuk posedonin forcë integruese dhe kohezionuese. Serbët, në çdo pikëpamje ishin nën nivelin e kroatëve dhe të sllovenëve. Popujt josllavë siç ishin shqiptarët, hungarezët dhe gjermanët e Vojvodinës, kurrë nuk hiqnin dorë nga identiteti i tyre. Popujt me fe katolike siç ishin kroatët dhe sllovenët, kurrë nuk shkriheshin në jugosllavë me dominim serbo-ortodoks. Popujt me fe islame siç, ishin myslimanët e Bosnjës e Hercegovinës dhe të Sanxhakut, kurrë nuk shkriheshin në jugosllav me mbizotërim serb-ortodoks.

Duke qenë se shqiptarët nuk ishin sllavë dhe si të tillë asnjëherë nuk mund të integroheshin në bashkësinë e sllavëve të jugut, Serbia ndaj tyre ndërmori masat e pastrimit etnik, siç veproi Greqia ndaj popujve jogrekë. Realizimin e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Ankarasë për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, e parandaloi edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ndonëse procesi i shpërnguljeve u riaktivizua edhe pas luftës, në vitet ’50 dhe ’60 të shekullit XX.

Raporti ndërmjet popullsisë serbe dhe asaj joserbe në Mbretërinë e Jugosllavisë ishte diku rreth 30% ndaj 70%. Me fjalë të tjera, 30 për qind e popullsisë së shtetit jugosllav,  me diktaturë dhe sipas konceptit të aparteidit, qeveriste 70 për qind të popullsisë së tij. Për ta zbatuar administrimin sipas konceptit të aparteidit, të gjitha potencialet e veta, serbët i përqendruan në forcimin e aparatit shtetëror represivushtrisë, policisë, administratës, gjyqësisë, burgjeve.

Popujt e përfshirë në këtë amalgamë të shtetit unitar dhe centralist i bënin rezistencë dominimit serb. Shqiptarët, duke mos qenë sllavë, konsideroheshin trup i huaj në bashkësinë e sllavëve të jugut. Ata ishin pjesë e panatyrshme e këtij konglomerati po aq të panatyrshëm. Për ta mposhtur qëndresën e shqiptarëve, të kroatëve, të sllovenëve etj., Nikola Pashiqi (Nikola Pashiq, 1845-1926) dhe karagjorgjeviqët vendosën mbi ta edhe diktatura. Beogradi i shkelte liritë dhe të drejtat e njeriutmohonte ekzistimin e popujve të tërë, madje të popujve historikë dhe politikë, të popujve me tradita të mëdha, me shkallë të lartë të civilizimit, më të lartë se vetë sunduesit serbë.

Para këtij burgu të popujve, Parisi (dhe Londra) rrinin symbyllur. Serbët janë i vetmi popull në historinë e njerëzimit, të cilët në kuvendin e shtetit kanë vrarë deputet, për arsye se ai, në dhomën ligjvënëse, mbronte në rrugën politike, të drejtat e popullit të vet. Më 1928 një deputet i radikalëve serbë vrau në sallën e Kuvendit të Jugosllavisë deputetin kroat Stjepan  Radiqin (1871-1928).

Nacionalizmi serb determinoi primitivizmin dhe provincializmin e shkollës serbe, të shkencës serbe dhe të mendimit politik serb. Shkenca serbe nuk krijoi kapacitet për të ecur në hap me kohën, me shkencën evropiane apo perëndimore. Potencialet demokratike të shoqërisë serbe të Jugosllavisë së karagjorgjeviqëve, ishin minimale. Nën ndikimin e ideologjisë nacionaliste, shoqëria serbe e Jugosllavisë së Versajës, s’kishte forcë për të prodhuar mendim politik alternativ apo ide demokratike.

Megalomania serbe – Serbët e konsiderojnë veten popull më luftarak të Ballkanit. Sipas tyre, ata paskan bërë luftë antiosmane“në mbrojtje të vlerave evropiane”, qysh para gjashtë shekujsh. Kjo betejë, që ka zgjatur vetëm një ditë, është instrumentalizuar – për qëllime nacionaliste dhe ekspansioniste – si asnjë luftë tjetër në histori. Dhe është shtrembëruar. Dihet mirëfilli se në këtë betejë, përpos serbëve, ka marrë pjesë edhe koalicioni i krishterë i popujve të Ballkanit, përfshi edhe shqiptarët. Serbët krenohen: me Kryengritjen I (1804-13), me Kryengritjen II (1814-15), me pjesëmarrjen në Luftën ruso-turke (1878), me Luftën e Parë Ballkanike (1912), me Luftën e Dytë Ballkanike (1913), me pjesëmarrjen në Luftën I Botërore (1914-18), me pjesëmarrjen në Luftën II Botërore (1941-1944).

Për të gjitha këto luftëra,  historiografia serbe jep të dhëna të diskutueshme. Serbët gjithmonë qenkan rreshtuar në anën e drejtë dhe në atë të ngadhënjyesve. Pseudo-shkenca serbe i ka stërmadhuar përmasat e këtyre luftërave, e ka glorifikuar rolin e serbëve në to dhe i ka shumëfishuar viktimat serbe. Duke qenë se roli i serbëve paskësh qenë aq i madh në luftëra dhe se çmimi që kanë paguar serbët, paskësh qenë shumë i lartë, rrjedhimisht edhe shpërblimi për serbët u dashka të jetë i madh. E ky shpërblim qenka dashur të jetë – krijimi i Serbisë madhe.

Me këto ide të mëdha se serbët janë popull luftëtar dhe i viktimizuar i Ballkanit, janë ushqyer breza të tërë serbësh.

Të ledhatuar nga qendrat politike evropiane të vendosjes, të përkëdhelur nga kancelaritë e fuqive historike të kontinentit, ngadhënjyese të luftës botërore – nga Franca (dhe Anglia), serbët zhvilluan ndjenjën e megalomanisë, të arrogancës dhe të mendjemadhësisë. Megalomania u ngulit në mentalitetin e tyre. Ata e shpallën veten popull i zgjedhur dhe hyjnorme mision për t’i qeverisur, jo vetëm sllavët e jugut, por edhe popujt e tjerë të Ballkanit. Me arrogancë u thoshin të tjerëve: “Fol serbisht, që edhe Zoti të të kuptojë”. Ose: “Zoti, dhe serbët”.

Për ta rritur potencialin e vet ekonomik, serbët ndërmorën shfrytëzimin e viseve joserbe të Mbretërisë së Jugosllavisë. Beogradi, në forma të ndryshme, shfrytëzonte Kroacinë (dhe Slloveninë), ndërsa viset e tjera joserbe, që i quante Serbi, i shndërroi në tregje kolonialiste.

Për ta mbajtur këtë sistem kolonialist, doktrina serbe ndërtoi sistem juridik diskriminuesrestriktiv dhe aparat represiv, duke vënë në veprim edhe masat opresive. Serbët u bënë zotë të Jugosllavisë dhe sundimtarë të pakontestueshëm të saj. Beogradi u bë metropol dhe u shndërrua në zonë tërheqëse për të tjerët, sidomos për malazeztëÇdo i treti qytetar i Beogradit – thotë legjenda – është malazias. Në shkollën retrograde serbe u formuan pjesëtarë të popujve të tjerë të Jugosllavisë, përpos kroatëve dhe sllovenëve, të cilët i patën shkollat vetanake. Shkolla skajshëm antishqiptare maqedonase është produkt i shkollës nacionaliste serbe.

Serbët janë popull me shprehi dhe tradita mesatare pune. Domethënë, nuk janë popull shumë punëtorë. Duke qenë të tillë, jo aq të zellshëm për punë, në një anë dhe duke i orientuar potencialet e shtetit kryesisht në forcimin e aparatit represivserbët kurrë nuk arritën të shënojnë zhvillim ekonomik efektiv. E gjithë Serbia, përpos Beogradit, mbeti pallankë e pazhvilluar.

Politika hegjemoniste serbe hasi në qëndresën e popujve të Jugosllavisë. Më 1934, në Marsejë të Francës u krye atentat ndaj mbretit Aleksandër I Karagjorgjeviq (1888-1934). Për këtë vrasje u fajësuan nacionalistët kroatë. Sipas serbëve, pas këtij atentati po qëndruakan Berlini dhe Roma.

Dekompozimi i Serbisë së Madhe – Më 1939, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, u shemb Sistemi i Versajës. Bashkë me të, edhe kreatura artificiale e tij – Mbretëria e Jugosllavisë. Hegjemonia serbe filloi të dobësohet. Pas Luftës II Botërore lind Jugosllavia e AVNOJ-it (KAÇKJ – Këshilli Antifashist i Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë), përkatësisht Jugosllavia e Titos. Megjithëkëtë, ideologjia unitare, hegjemoniste, centraliste dhe etatiste serbomadhe, vazhdoi të jetonte. Kjo ideologji zgjati deri në vitin 1966, kur në ishullin Brioni të Adriatikut, u largua nga skena politike Aleksandër Rankoviqi Leka (1909-1983). Ky qe një politikan me tetëvjeçare i cili e kishte marrë në Beograd zanatin e zhguntarit (abaxhiut). Rankoviqi ishte simbol i unitarizmit, i centralizmit dhe i etatizmit serb. Largimi i tij nga skena bëri të mundur federalizmin e Jugosllavisë, e cila deri atëherë ishte e federalizuar vetëm në letër.

Më 1974, me Kushtetutën e re, bëhet edhe një hap kundër dominimit serb, pikërisht në dy pikëpamje:

– e para, Serbisë së madhe i shkëputen Kosova dhe Vojvodina;

– e dyta, unitarizmit serb i jepet grusht vdekjeprurës.

Megjithëkëtë, serbët në Jugosllavinë e ANVOJ-it, nuk kaluan keq.

– E para, edhe në një Jugosllavi të tillë, federaliste, të gjithë serbët jetonin në një shtet;

– e dyta, Josip Broz Titoja (1892-1980), duke i shfrytëzuar antagonizmat e ndarjes së botës në blloqe si dhe kontradiktat midis dy super-fuqive (SHBA-së dhe BRSS-së) gjatë luftës së ftohtë, arriti të siguronte mbështetjen ekonomike, financiare, politike dhe ushtarake, si të Lindjes, ashtu edhe të Perëndimit.

Në vendet e botës së tretë, Josip Broz Titoja gjeti tregje, naftë dhe lëndë të para me privilegje. Por edhe në Jugosllavinë e Titos, si në atë të karagjorgjeviqëve, shumë popuj ishin të pakënaqur.

Në vitin 1967, akademikët serbë i penguan myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës që të identifikoheshin si boshnjakë. Për t’u mbrojtur nga dominimi serb, popullata myslimane e Alija Izetbegoviqit (1925-2003) u promovua në komb mysliman.

*   *   *

Në maj të vitit 1968, në metropolet evropiane – Paris, Londër, Berlin, Romë shpërthyen protestat studentore. Frymëzues i këtyre protestave ishte filozofi amerikan me prejardhje gjermane, neomarksisti Herbert Markuze (Herbert Marcuse, 1898-1979). Protestat u mbështetën nga elita intelektuale majtiste e kontinentit. Protestat e majit shpërthyen edhe në Beograd dhe Zagreb. Regjimi komunist i Titos iu përgjigj studentëve dhe profesorëve të tyre në dy mënyra: me represion dhe me demagogji bolshevike. Njëri prej frymëzuesve të protestave studentore, profesori i filozofisë në Universitetin e Beogradit Miladin Zhivotiq (1930-1997), më vonë kundërshtar i paepur i nacionalizmit serb, vdiq i anatemuar prej perëndive të luftës, në krye me kryezotin e luftërave – Slobodan Milosheviqin (1941-2006). Inspiruesi tjetër i studentëve, edhe ky profesor i filozofisë në po atë universitet, pseudo-akademiku Mihajlo Markoviq (1923-2010), përfundoi në hedhurinat e socialistëve të Milosheviqit.

Konsiderohej se Jugosllavia mund të ekzistonte vetëm në saje të raportit serbo-kroat të forcave. Për ta forcuar kohezionin jugosllav, u sajua edhe sintagma gjuhësore, me prapavijë politike, e ashtuquajtura gjuhë serbo-kroate, përkatësisht kroato-serbe, e cila kurrë s’u njoh nga shkenca kroate.

Në fillim të viteve ‘70 të qindvjeçarit XX, për shkak të shfrytëzimit të Kroacisë nga Beogradi, e ngriti zërin e protestës lëvizja masive kroate e njohur si MASPOK (Masovni pokret, 1971). Nacionalistët kroatë pyetnin: “Ku shkojnë miliarda dollarë të turizmit kroat”?! Serbia s’kishte as det, as industri të përpunimit të naftës. Përveç kësaj, serbët nuk shquhen si popull shumë punëtorë. Vetvetiu shtrohej pyetja: “Në ç‘mënyrë serbët, në veçanti beogradasit ia dilnin të jetojnë me standard të lartë”?!

Në atë Jugosllavi pra, të gjithë ankoheshin se janë të shfrytëzuar. E kundërshtonin, si Jugosllavinë e para vitit 1974, ashtu edhe atë të pas viti ‘74. Kroatët dhe sllovenët shfrytëzues i konsideronin serbët, ndërkaq serbët, për ngecjen e vet i fajësonin republikat e veriut. Një gjë dihej saktë: më të shkelur ishin shqiptarët, më e shfrytëzuar – Kosova. Në këtë periudhë, shqiptarët thoshin: “Trepça punon, Beogradi ndërton”.

Në Jugosllavinë e AVNOJ-it një pjesë e madhe e buxhetit shkonte për ushtrinë, për policinë, për shërbimet sekrete dhe për administratën përmasash vigane. Legjenda thotë se armata e Jugosllavisë së Titos, për nga forca, paskësh qenë e katërta në Evropë. Pakënaqësia e popujve në Jugosllavinë e AVNOJ-it dëshmon se ky shtet ishte sajim artificiali ngritur mbi gërmadhat e Jugosllavisë së Versajëskreaturë kjo, po aq artificiale e Fuqive historike të Evropës – Moskës, Parisit dhe Londrës. Faktor koheziv i Jugosllavisë së AVNOJ-it nuk ishte as Partia Komuniste e Jugosllavisë (PKJ – LKJ), as e ashtuquajtura Armatë Popullore e Jugosllavisë. Figurë integruese e vendit ishte personaliteti i Josip Broz Titos. Kjo të lente të kuptoje se me vajtjen e tij nga skena, amalgama jugosllave do të zhbëhej. Qysh gjatë të ashtuquajturës Luftë Nacionalçlirimtare (1941-1944) filloi të ndërtohej kulti i personalitetit të Titos.

Sfida e parë e zhbërjes së RSFJ-së erdhi prej shqiptarëve në vitin 1981.

– Shqiptarët, ndonëse popull i tretë për nga numri, ishin të pabarabartë;

– Kosova, edhe pse kishte pasuri nëntokësore, ishte skajshëm e pazhvilluar.

– Në bashkësinë jugosllave, shqiptarët ishin popull josllavë (“Jemi shqiptarë, s’jemi jugosllavë”);

– Bashkësisë jugosllave, shqiptarët i ishin bashkëngjitur kundër vullnetit të tyre;

– Banorë të vetëm dhe të përhershëm të burgjeve jugosllave ishin kryesisht shqiptarët;

– Kujtesa historike nuk i lejonte shqiptarët për ta njohur legjitimitetin e shtetit jugosllav.

– Kufizimi me nënën Shqipëri, ua përkujtonte se ata të huaj ishin në këtë dhé.

– Jugosllavia për ta s’ishte veçse njerkë;

– Shqiptarët, ndonëse popull i tretë për nga numri, nuk e gëzonin statusin e kombit.

Ndërkohë, komb konsideroheshin malazeztë, që ishin gjashtëfish më pak se shqiptarët. Për nga numri, shqiptarët ishin më shumë se sllovenët, se myslimanët e BH-së, se sllavo-maqedonasit dhe se malazeztë. Megjithëkëtë, konsideroheshin qytetarë të dorës së dytë, ndaj përfshirjen  në një bashkësi të tillë e shihnin si të panatyrshme dhe e konsideronin robëri.

Ringjallja e unitarizmit serb – Në vitin 1985 filloi në Serbi ringjallja e doktrinës serbomadhe. Qarqet akademike, universitare, intelektuale, klerikale, politike dhe ushtarake serbe u vunë në shërbim të idesë së madhe serbe. Akti i dramës tragjike po fillonte. Është koha post-titiste. Nacionalistët serbë vajtonin fatin tragjik të popullit të vet. Atë që serbët e fituakan në luftëra, e humbkan në paqe.

Fajtor i tragjizmit serb na qenkësh agjenti i Vatikanit dhe i Vjenës – Josip Brozi, për arsye se:

– Në Mbledhjen II të AVNOJ-it, të mbajtur në Jajce  të BH-së, më 29. XI. 1943, ia paskësh marrë Serbisë: Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë;

– Më 1974, me kushtetutën e re, ia paskësh marrë Serbisë të dyja krahinat – Kosovën dhe Vojvodinën dhe i paskësh bërë pjesë konstitutive të federatës jugosllave, duke i barazuar de fakto me gjashtë republikat e tjera;

– Me kushtetutën e re, e paskësh federalizuar shtetin, duke i lënë kështu – në mëshirën e fatit – serbët e Kroacisë, të Bosnjës e Hercegovinës dhe të Kosovës;

– Në Kroaci na qenkëshin ringjallur Ante Paveliqi (1889-1959) dhe MASPOK-u, në Bosnjë dhe Hercegovinë – muxhahedinët, ndërsa në Kosovë – irredentistët dhe separatistët;

– Serbët na qenkëshin viktima. Gjithmonë dhe kudo viktima. Të tjerët qenkëshin shtypës të tyre.

A s’të  përkujton vallë kjo anekdotën midis ujkut dhe qengjit?!

Shkolla nacionaliste, primitive dhe provinciale serbe s’ishte në gjendje t’i parashikonte zhvillimet politike, demokratike dhe ekonomike në plan të gjerë. Më 19886 akademikët serbët nxorën një memorandum që parashikonte rikthimin në kohën e karagjorgjeviqëve. Ky memorandum me rreth 200 faqe, doli në janar të vitit 1986, si një libër anonim,  d.m.th.. pa asnjë emër të autorëve, ndonëse në të kishin punuar tetë akademikët më të njohur të ASSHA-së. Midis tyre, edhe akademiku Lubomir Tadiq (1925-2013), baba i kryetarit të mëvonshëm  të Serbisë – Boris Tadiqit (1958- ) dhe mik i ngushtë i Dobrica Qosiqit (1921-2014).

Ky memorandum:

– mohonte federalizmin e Jugosllavisë, sipas Kushtetutës së vitit 1974;

– suprimonte autonomitë e dy krahinave – të Kosovës dhe të Vojvodinës;

– injoronte Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën;

– Jugosllavia duhej të rikthehej në unitarizëm, në centralizëm, në etatizëm dhe në dominion serb.

Si dikur, të shndërrohej në serbosllavi. Rrota e historisë të kthehej prapa, në fillim të shekullit XIX, madje edhe thellë në mesjetë, në kohën e car Dushanit. Të aktualizohej projekti kombëtar serb i vitit 1844 – “Naçertanija” e Ilija Garashaninit (1812-1874). Të ringjalleshin idetë e akademikëve serbë të fillimit të shekullit XX, të Jovan Cvijiqit (1865-1927) dhe të Vladan Gjorgjeviqit (1844-1930) – autorit të librit antishqiptar famëkeq “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Arnauti i Velike sile, Beograd 1913. Të aktualizohet elaborati famëkeq “Dëbimi i shqiptarëve” (Iseljavanje Arnauta) i akademikut Vasa Çubriloviq (1897-1990) që e paraqiti në Klubin Kulturor Serb në Beograd, në mars të vitit 1937.

Truri i memorandumit të ASShA-së, ishte shkrimtari Dobrica Qosiq (1921-2014), i mbiquajtur babai kombit serb. Qosiqi ishte akademik me shkollë të mesme bujqësore.

Prishjen e baraspeshës politike, të vendosur në vitin 1974, veriu i vendit nuk e pranoi. Sapo doli në dritë, shkrimi i lartpërmendur u quajt nga kroatët dhe sllovenët nekrolog i Jugosllavisë.

Shembja e komunizmit, përkatësisht e pansllavizmit – Në fund të viteve ’80 të shekullit XX, komunizmi d.m.th. pansllavizmi u shemb në përmasa planetare. Tani Serbia, si dikur me rënien e Sistemit të Versajës, e humbi mbështetësin e saj të fuqishëm. Raporti i forcave në Evropë dhe në planin global – ndryshoi. U krijua një konstelacion i ri, që nuk shkonte në favor të serbëve.

Me fjalë të tjera, kemi:

– Shembjen e komunizmit dhe shpërbërjen e perandorisë sovjetike. Nga BRSS-ja e zhbërë doli një Rusi e pakonsoliduar.

– Shpërbërjen e Traktatit të Varshavës;

– Rënien e murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë;

– Shpërbërjen e RSFJ-së;

– SHBA-në, si superfuqi të vetme;

– Zgjerimin e NATO-s;

– Zgjerimin e BE-së.

Në vitin 1991, Serbia i filloi luftërat pushtuese në ish-Jugosllavi, pa i përfillur rrethanat e sipërthëna. Luftërat në Jugosllavi të viteve ’90, e sollën në rajon SHBA-në. Humbësja e dy luftërave botërore – Gjermania, bëhej faktor i rëndësishëm i zhvillimeve të reja gjeopolitike. Në vend që t’i vërenin ndryshimet që i sillte fundi i shekullit XX, inteligjencia serbe – tipike ballkanike – e bazuar në potencialin ushtarak serb, vazhdoi me idetë anakronike të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX. Ata e homogjenizuan shoqërinë serbe të pallankave dhe e ngritën atë në jogurt-revolucion (revolucion i kosit) dhe në balvan-revolucion (revolucioni i trungjeve). Miti mesjetar i betejës së Kosovës u ringjall si fantazmë. Kthim prapa s’kishte.

Si reagim, republikat e veriut ndërmorën hapin e shkëputjes nga kthetrat e Beogradit. Politika populiste serbe dhe retorika luftënxitëse u shndërruan në agresion luftarak. Kreatura artificiale shpërbëhej në gjak. Frymëzuesit serbë të luftës thonë: “Serbia shtrihet deri aty ku ndodhet varri i fundit i serbit”. Etërit e kombit, shumë prej tyre intelektualë me ide anakronike,  do të tentojnë ribërjen – me luftë pushtuese – të Serbisë së Madhe të vitit 1913, përkatësisht të vitit 1918. Nëpërmjet armatës pushtuese jugosllave, gjithmonë të komanduar prej serbëve, Serbia luftoi kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Jugosllavia, ky sajim më artificial që njihte historia e botës, u varros përgjithmonë. Luftërat e sipërthëna të Serbisë për territore të huaja, dështuan radhazi. Vitet ‘90 të shekullit XX janë turpi i historisë serbe.

Para kësaj golgote të popujve, Evropa plakë, e sidomos Franca e kohës së Fransua Miteranit (François Mitterrand, 1916-1996) – i mbylli sytë. Jugosllavinë, në të cilën të gjithë serbët jetonin në një shtet, e shkatërruan pikërisht serbët. Ata shkaktuan mbi njëqind mijë të vrarë, mijëra të plagosur dhe të zhdukur, miliona refugjatë dhe dëme materiale. Ata serbë që nuk mendonin si etërit e kombit, i përpinte errësira. Shpejt pas këtij dance macabre, falangat e Vojislav Sheshelit (1954- ) dhe të Slobodan Milosheviqit (1941-2006) do ta ekzekutojnë edhe kryeministrin demokrat – Zoran Gjingjiqin (1952-2003).

Serbia nuk deshi të kuptonte se Sllovenia, Kroacia dhe tre milionë shqiptarë ishin kafshatë që s’do të mundë t’i gëlltiste. Serbia ishte e vogël për të qenë e madhe.

Tragjedia e serbëve qëndron në faktin se elita akademike dhe politike e tyre asnjëherë nuk e kuptoi se Serbia, më parë se produkt i realitetit historik të brendshëm, ishte sajim i faktorit të jashtëm, në momente historike të caktuara.

Për disfatën që pësuan, iracionalistët serbë e fajësuan Vatikanin, Berlinin, Vjenën, CIA-n, si dhe agjentin e Vatikanit dhe të Vjenës – Titon, kufomën e të cilit deshën ta zhvarrosnin për ta hedhur në Sutjeskë apo në Kumrovc.

Procesi i shpërbërjes së Serbisë së Madhe ende s’ka përfunduar. Serbia me Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), me Vojvodinën ku jeton popullsia autoktone hungareze dhe 26 minoritete të tjera, me Sanxhakun të banuar nga myslimanë dhe me bullgarët në juglindje të vendit – vazhdon të jetë e madhe. Edhe vetë serbët kanë thënë: “Kështu si ia kemi nisur, një ditë do të tkurremi në Pashallëk të Beogradit”.

Për dëmet e bëra gjatë një shekulli:

– Serbia duhet të dalë para gjykatës ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit;

– Kuvendi serb duhet t’u kërkojë falje popujve të ish Jugosllavisë, e në veçanti shqiptarëve;

– Të paguajë reparacion lufte si dhe dëmshpërblim për politikën shekullore kolonialiste dhe gjenocidale;

Nobelisti turk Orhan Pamuk (1952- ) i dënoi krimet e shtetit të vet ndaj armenëve të kryera në vitin 1915. Për të përjetuar katarzë, serbët duhet të nxjerrin një shkrimtar që do t’i dënonte krimet serbe të kryera në BH dhe në Kosovë.

Dikur Serbia e injoroi Kosovën-Republikë, tani do të duhet ta njohë Republikën e Kosovës.

Mbështetës të vetëm të Serbisë kanë qenë dhe janë Vladimir Zhirinovski (1946-2022), ish agjenti i KGB-së, tani kryetar i Rusisë – Vladimir Putin (1952- ), kryetari i atëhershëm i Kubës Fidel Kastro (1926-2016), kryetari i atëhershëm i Libisë, koloneli Muamer el Gadafi (Muammar Muhammad Abu Minyar el-Gaddafi, 1942-2011), kryetari i atëhershëm i Venezuelës Hugo Çavez (Hugo Chávez, 1954-2013), kryetarja e Partisë Komuniste Greke – Aleka Papariga (Alexandra “Aleka” Papariga, 1945- ) si dhe Vietnami. Popujt thonë: “Më trego me kë shoqërohesh, të të tregoj se kush je”!

Nga sa më sipër shihet se Serbinë e mbështesin sot elementet më të diskredituara të historisë dhe të rruzullit. Qarqeve intelektuale dhe politike të Beogradit u vjen turp t’i tregojnë popullit të vet se kush janë ithtarët e Serbisë sot. Për serbët duhet të jetë indikativ fakti se nacionalizmi serb nuk përkrahet madje as prej aleatëve të dikurshëm të tyre.

Rruga e serbëve drejt humbëtirës vazhdoi me Vojislav Koshtunicën (1944- ), me Tomislav Nikoliqin (1952- ) dhe me Boris Tadiqin (1958- ). Rrugën e tyre e ndoqën  Aleksandar Vuçiqi (1970- ), Ivica Daçiqi (1966- ), Aleksandar Vulini (1972- ). Serbia me ta po shndërrohet në koloni të Rusisë në rajon. Nëpërmjet tyre, Moska synon të realizojë në  Ballkanin Perëndimor interesat gjeopolitikë të vet. Perspektiva e rinisë serbe është çlirimi prej konvulsioneve nacionaliste serbomadhe dhe përfshirja në familjen perëndimore.

Serbia do të demokratizohet:

– kur të heqë dorë nga ëndrrat garashaniniste, dhe

– kur interes kombëtar i saj të jetë integrimi në strukturat euro-atlantike.

*   *   *

Njohja e pavarësisë së Kosovës si dhe e tërësisë tokësore të saj është conditio sine qua non i demokratizimit të Serbisë dhe i integrimit të saj në BE.

Proceset historike të sipërthëna janë të favorshme për shqiptarët dhe të disfavorshme për serbët. Faktori proshqiptar, në Evropë dhe në planin global, është mbizotërues. Shekulli XXI është shekull i shqiptarëve. Këtë moment historik të papërsëritshëm, shqiptarët duhet të dinë ta shfrytëzojnë. Pa Amerikën, s’ka Kosovë të lirë, sovrane dhe demokratike.

Qershor 2018