Kontrolle të gjëra në terren dhe kritere të ashpra për subvencione bujqësore

Fermerët përdorën subvencione nga shteti dhe nuk i kultivuan sipërfaqet bujqësore. Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, njoftoi forcimin e kontrolleve në terren por edhe kritereve për marrjen e subvencioneve. Sipërfaqja minimale do të jetë 0,5 hektarë, blegtorët do të duhet të kenë mbi tre lopë dhe fermerët të kenë dorëzuar të paktën 30% të prodhimit në qendrat blerëse.

“Ato situata që kemi parë tashmë vitin e kaluar kanë treguar se ka kategori njerëzish – nuk do t’i quaja fermerë – të cilët janë përpjekur të abuzojnë me sistemin dhe të përdorin subvencionet bujqësore. Prandaj, përsëris se kapacitetet e reja që do të vihen në dispozicion Agjencisë së Pagesave dhe kontrollet e zgjeruara në terren do të eliminojnë të gjithë ata që duan të përfitojnë nga shteti, të marrin subvencione, dhe të mos marrin pjesë në procesin bujqësor,” deklaroi Cvetan Tripunoski, Ministër i Bujqësisë.

Rrjeti Kombëtar i Bujqësisë është kundër ndryshimeve të reja në bujqësi. Sipas Dime Dimitrieskit, ndryshimet do të dëmtojnë të gjithë fermerët.

“Tani kemi një situatë në të cilën fermerët e ndershëm, të cilët nxirrnin bukën në mënyrë të ndershme dhe dinjitoze, paguanin rregullisht taksa dhe kishin impute, e që për lëndët e para gjithmonë paguanin 18% taksë, thjesht përjashtohen nga sistemi. Pra, kjo nuk ka të bëjë më me shkurtimin e subvencioneve, por me heqjen e plotë të tyre, falë disa kritereve të reja,” tha Dime Dimitrieski, Rrjeti Kombëtar Bujqësor.

LSDM nga ana tjetër akuzoi Qeverinë se ka shkurtuar subvencionet për fermerët me një shifër marramendëse prej 40 milionë eurosh. Socialdemokratët thonë se Tripunovski këtë dëshiron ta paraqëse si “reformë e vogël”. Por ministry I bujqësisë hodhi poshtë akuzat duke thënë se në fushën e prodhimit ka vetëm disa harmonizime shtesë. /alsat.mk