Kontrolle në “Tabanoc”/Tre automjete kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve, pa dokumentacion adekuat

Nga MInistria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot gjatë kontrolleve në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, është konstatuar se tre automjete kanë kryer transport ndërkombëtarë të udhëtarëve, pa dokumentacion adekuat, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se për rastet në fjalë është njoftuar Inspektorati Shtetërorë për Transport dhe Lidhje.

“Gjatë kontrollit plotësues të tre automjeteve me të cilat janë transportuar pasagjerë, përkatësisht automjeti i pasagjerëve “Peugeot Boxer”, me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga T.G. (22) nga fshati Novosellë, automjeti i pasagjerëve “Peugeot Boxer” me targa të Strumicës, që po drejtohej nga S.V. (43) nga Strumica dhe automjeti “Citroen Jumper”, me targa të Shkupit, që po drejtohej nga I.R. (44) nga Shtipi, është konstatuar se personat e paraqitur kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve, pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm”, thonë nga MPB.