Rexhep Qosja është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Në mesin e shumë reagimeve, është edhe ai i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook thotë se përpjekjet e pandalshme të akademikut, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore.
Ndër të tjera, Haradinaj thotë se vdekja e Qosjes lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë, raporton Klankosova.tv.
“Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike. I përjetshëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Qosja”, përfundon postimi i Haradinajt.



