Kontrabanduan emigrantë, arrestohen shtetas të Kosovës dhe Rumanisë

Inspektorët nga Sektori për krim ndërkufitar dhe migracion Shkup pranë Qendrës rajonale për punë kufitare, dje i arrestoi A.B.(45), shtetas i Kosovës dhe N.S.(49), shtetase e Rumanisë, si dhe dy shtetase kosovare, ndërsa sot në PTHP për krim të organizuar dhe korrupsion kundër A.B. dhe N.S. është parashtruar padi penale, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “Kontrabandim të emigrantëve”.

Siç kumtuan nga MPB, dje në orën 17:00 në dalje të shtetit në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” janë paraqitur S.V.(42) me pasaportë serbe dhe L.B.(18) me pasaportë kosovare, për të cilët u konstatua se nuk janë të tyre. Në shoqëri të tyre ka udhëtuar edhe e paraqitura e dytë N.S., e cila i shoqëroi dy gratë me pasaporta të huaja, për shkak të tria u dërguan në stacion policor.

Gjatë bisedës së kryer zyrtare, S.V. për vete tregoi të dhëna se është L.P.(33) nga Kosova, ndërsa B.L. se është E.H.(18) nga Kosova dhe sqaruan se me të pandehurin e parë A.B. ishin dakorduar që ai t’u organizonte transport nga R. e Kosovës deri në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe t’u mundësojë të kalojnë në R. të Francës me pasaporta të huaja, për një kompensim të caktuar parash.

“Më pas, A.B. së bashku me të pandehurën e dytë N.S., të cilën e prezantoi si gruan e tij, me automjet të llojit ‘Mercedes’, me shenjë nacionale franceze i morën nga Kosova dhe I bartën përmes kufirit me Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. N.S. i konfirmoi pohimet e tyre dhe sqaroi se ajo është dashur t’u ndihmojë të largohen drejt Francës”, kumtuan nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas fletë arrestit për A.B., ai rreth orës 23:30 është arrestuar nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Bellanoc dhe pas bisedës së kryer, tërësisht e sqaroi veprën, duke shtuar se ai u ka dhënë pasaporta të huaja me qëllim që të nisen drejt Francës.

Pas udhëzimeve të Prokurorit publik nga PTHP NKOK Shkup, L.P. dhe E.H. ishin vendosur në qendrën e pranimit Shkup për procedurë të mëtutjeshme, përderisa i pandehuri i parë dhe e pandehura e dytë do të nxirren para Gjykatësit për procedurë paraprake.