Konsolidimi i shëndetësisë Kosovës mund t’i sjellë dy miliardë euro në vit vetëm nga mërgimtarët e pensionuar!

Ahmet Hasani
Sipas nje llogarie te thjeshtë vetem ne Europën Perëndimore duhet te jenê diku rreth 100.000 pensionerê nga Kosova, shumica e të cilëve deshire te fundit e kane qe pleqerine ta kalojne ne Kosove, por që nuk mund ta marrin nje vendim te tille mu shkaku i sistetimit të dobët të mjeksisë ne Kosovë! Sikur keta pensionerë e pensionere te diaspores te jetonin ne Kosove, Kosova do te kishte edhe nje hyrje shtese prej minimum 2 miliard euro ne vit!

Një dëshirë të tillë e kishim unê dhe bashkëshortja ime, por rasti qe na ndodhi na ka shtyrë të mendojmê edhe njeherë mirë para se ta lëshojmê Zvicrën per t’u kethyer ne Kosovê ! Ajo qe eshte brengosëse për çdo mergimtar, êshtë mungasa e nje sistemi tê perkujdesjes shëndetësore, sistem te cilin patem rast ta shohim per tetê ditë rresht nga 1 shtatori kur bashkëshortja ime kishte pesuar sulm ne tru e deri me 8 shtator kur erdhi aeroplani special nga Zvicra per ta marr e transportuar nga Kosova në Zvicër!

Ajo te cilen nuk mund ta kuptojmë ne gjeneratat me të vjetra eshte mungesa e nje Qendre Spitalore me 24 ore sherbim me mjek specialistë të të gjitha drejtimeve!A ka më keq e më zor, kur dikujt i ndodh të ketë sulm ne tru dhe duke menduar që spitali Amerikan eshte Amerikan, shkon ora 3 te mengjesit, siç edhe eshte derguar bashkëshortja ime, por kur eshte kerkuar te pranohet dhe te reagohet me intetrvenim sa më të shpejtë ka marr ketê pergjigjen: “na vjen keq por ne nuk kemi neurolog”!?

Po te isha unë Kryeminister i Kosovës, puna e parê qe do kisha bere do t’ishte detyrimi qe ky spital i quajtur Amerikan ta ndrroj emrin duke i dhënê mundesinë pronarit, që të zgjedhte ndonje emër te ndonje shteti Afrikan, apo ndonje emer tê ndonje komesari politik të PPSH-es!

Kosova ka patur sistem mjeksor superior ne krahasim me gjitha shtetet e bllokut socialist, në Kosovë mjeku nuk ka marr 20 dollare rrogê mujore sa ka marr ne shtetet si Shqiperia e Bullgaria, por ka marr 2000- 5000 dollarê rrogë mujore dhe me vullnet e ka kryer punen e vet!

Jo vetem mjeku e profesori, por viteve 70-ta edhe punetori ne Kosove ka marr 1000 e me teper Euro ne muaj, e jo 2 dollarë rrogë mojure aq sa ka marr kooperativisti ne Shqiperi! Dhe imagjino tani ku ka rene Kosova, duke lejuar njerëz me fryme kooperstiviste te vijnê në Kosovë dhe të te bejne sistem shendetesoe me para të drogës!

E pra, ta bish punën që shëndetësinê dhe shëndetin e popullit të Kosoves ta shkerdhejnë mafiozë te ndryshem nga Shqiperia e Turqia, shtete keto te cilat deri vonë nuk kanë pas as frigoriferë e as stufa elektrike, ta sjellesh Kosoven dhe Qendren Klinike Universitare te Kosoves,- QKUK ne ate gjendje ku pacienti detyrohet te dal te blej injeksione e barna neper apoteka, nga qe ne spital nuk ka, ta sjellesh një infermiere te QKUK-es ne ate pozitë te palakmueshme qe pacienti ta quaj hajneshê, duke menduar se infermierja eshte ajo qe i ka vjedhur barêrat e pacientëve, êshtë më shumë se tragjedi kombëtare!

Si êshtë e mundur qe pacienti te shtrihet ne spital dhe te pres derisa te kryhen tenderimet me shpresen se bari qe mungon kesaj radhe do të vie?! Si mund ta imagjinoni veten sikur te ishit ne lekurën e njê infermiere e cila kur shkon te krevati i pacientit per ti dhënë injeksion, eshte e detyruar ti thotë pacientit se mungon bari, apo injeksioni dhe se pacienti duhet ta gjejë dhe ta blejë vetë?!