Konkursi i Postave shans i fundit i “stërvajnave” për ryshfet, për një vend pune kërkojnë 3.500 euro!

Foto: Internet
Goditja e fundit e një subjekti para se të humbë ndikimin dhe fuqinë mund të ketë çmim të lartë. Këtë e dëshmon edhe rasti me konkursin e shpallur te Postat. Shumë qytetarë që kanë konkurruar në konkursin e shpallur, kanë thënë se për një vend pune po u kërkohet ryshfet nga 3.000 deri 3.500 euro.
“Rroga më e madhe në Postë është 300 euro. Ku ti gjej un 3.000 euro ti jap ryshfet”, pyet një i ri. Sipas tij, nëse nuk keni dhënë ryshfet “dijeni se nuk jeni pranuar, sa do që të ju premtojnë”.
Mediumet u bëjnë apel të rinjve që t’i incizojnë fshehtas ata u kërkojnë ryshfet dhe do t’i publikojmë pastaj në Youtube./korieri