Pothuajse secili konkurrentë i “Për’puthen”, komentohet shumë në mediat rozë.
Kjo për shkak të situatave dhe debateve që zhvillohen brenda programit, shkruan lajmi.net.
Takime, dedikime, mosmarrëveshje e deri tek situatat jo edhe aq të zakonshme shihen në këtë format televiziv, që ka për qëllim bashkimin e sa më shumë çifteve.
Shumica e konkurrentëve janë shumë aktiv në rrjetet sociale me imazhe dhe video të ndryshme të cilat i ndajnë me ndjekësit e tyre nga përditshmëria.
Mirëpo, një detaj që bije shumë në sy është se disa nga konkurrentët e duan shumë këngën e re të Donaldit, në bashkëpunim me binjakun e tij dhe shokun e tyre të ngushtë, Eglit Doda.
Ata edhe kanë ndarë video duke e kënduar atë.
Kujtojmë se kjo këngë është dedikim për moderatoren e programit “Për’puthen”./Lajmi.net/




