Konjufca: Kosova e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve me Shqipërinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me ministren e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite me Republikën e Shqipërisë dhe për afrimin e mëtejmë mes dy shteteve, raporton GazetaBlic.Konjufca e falënderoi Spiropalin për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës, si në procesin e shtetndërtimit, ashtu edhe në përfaqësimin e interesave të saj në arenën ndërkombëtare.

“Kosova është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të cilat ne i kemi nënshkruar gjatë viteve me Republikën e Shqipërisë dhe për afrimin e dy shteteve tona.Gjatë diskutimit me ministren Spiropali, unë e falënderova për mbështetjen e deritashme që Shqipëria ia ka ofruar Kosovës, shtetndërtimit tonë, por edhe për përfaqësimin e interesit tonë në arenën ndërkombëtare.”