Konjufca: Ajo çfarë ndodhi në Kuvend e papranueshme, u krijua qëllimshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se përleshja e fizike mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme

Ai ka thënë se rrëmuja në Kuvend u krijua qëllimshëm. Konjufca tha se pjesa tjetër do të trajtohet nga organet e drejtësisë, por tha se nuk ka kushte për të mbajtur seancë momentalisht dhe ka shtyrë vazhdimin e seancës për dy orë.

“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtetë e papranueshme, përdorimi i dhunës është i dënueshëm i ndëshkueshëm. Për shkak të kësaj rrëmuje që u krijua këtu qëllimshëm, gjithë ajo që është përgjegjësi në organet e rendit dhe nëse ka pas sulm fizik do të trajtohet dhe nuk është pjesë e jona do të shqyrtohet nga organet kompetente. Nuk ka kushte për të vazhduar seanca, po marrim një pauzë prej dy orë pastaj shohim”, tha Konjufca.