Kongresisti Torres: Pavarësia e Kosovës, një histori suksesi e ShBA-së për demokracinë

Kongresisti amerikan, Richard Torres, ka thënë se pavarësia e Kosovës është një histori suksesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Kam pasur nderin të festoj 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që është një histori suksesi i Amerikës për demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

“Jam krenar që përfaqësoj Bronksin, i cili është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe gjetkë”, ka thënë Torres. /Klankosov.tv