Kongresi i dytë të ASH-së, Sela dhe Taravari arrijnë bashkë në Pallatin e Kulturës në Tetovë (Video)

Ka filluar punimet Kongresi i dytë i Aleancës për Shqiptarët në Tetovë. Në Kongres, bashkë kanë arritur kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe sekretari i përgjithshëm, Arben Taravari, shkruan gazeta LAJM.

Në pjesën e parë – të hapur të pranishëm janë parë edhe pjesëtarë të lartë të kësaj partie dhe pjesëtarë të partive tjera politike.

Të pranishëm në kongres janë parë edhe pjesëtarë të BDI-së, Besës, Alternativës, Partisë Demokratike Turke, VMRO-DPMNE-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova.

Pas përfundimit të punimeve të Kongresit, pritet që para mediave të prononcohet kryetari i ri i ASH-së.