Konflikti SHBA–Iran cilat janë pasojat për Maqedoninë e Veriut?

Bota si duket në kërkim të paqes po sjellë konflikte të reja. Krejt në mënyrë të papritshme në mediat sociale vërshuan lajmet e pamjet teksa hidheshin raketa e sulmet kishin filluar mbi qiellin e Iranit. Me çka konflikti mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit ka hyrë në një fazë dramatike. Por, çfarë pasojash prodhojnë këto ngjarje për vendin tonë? shkruan Zhurnal.

SHBA, Izrael – Iran, çfarë ndodhi?

Ky është momenti më i rrezikshëm në marrëdhëniet SHBA–Iran që prej dekadash, me pasoja të menjëhershme për stabilitetin global. Vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei shënon tentimin për të t’i dhënë fund një regjimi, por me gjasë populli iranian nuk po e pranojnë aq me lehtësi këtë. Edhe përkundër faktit se pjesë e caktuar festuan dhe u gëzuan kësaj ngjarjeje.

Udhëheqësi i Iranit, Ali Khamenei, u vra më 28 shkurt 2026, gjatë një sulmi ajror të koordinuar nga SHBA dhe Izraeli mbi Teheran. Vdekja e tij ka shkaktuar një boshllëk të madh politik dhe ka hapur periudhë pasigurie për udhëheqjen e Republikës Islamike.

Sulmet e Iranit në rajon ishin të menjëhershme. Si kundërpërgjigje, Irani ka lëshuar një valë të gjerë raketash dhe dronësh mbi qytete të Gjirit, përfshirë Dubain dhe Abu Dabin. Janë raportuar viktima, dëme në aeroportin e Dubait, në Palm Jumeirah dhe në hotele ikonike si Burj Al Arab.

Përshkallëzimi rajonal vazhdon akoma ku sulmet kanë prekur edhe bazat amerikane në Katar, Bahrein dhe Emiratet e tjera, duke ngritur frikën e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme. Ky është momenti më i rrezikshëm në marrëdhëniet SHBA–Iran që prej dekadash, me pasoja të menjëhershme për stabilitetin global.

Impakti mbi Maqedoninë e Veriut?

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për të analizuar implikimet e krizës. Nga ku pas mbledhjes deklaroi se nuk ka hapësirë për shqetësim sepse situata është stabile dhe bëri apel për qetësi ndaj qytetarëve tanë.

Siguria kombëtare është përgjegjësi e secilit shtet veç e veç por edhe e rajonit në tërësi kur bëhet fjalë për situata të tilla. Si vend anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut është pjesë e arkitekturës së mbrojtjes kolektive. Çdo përshkallëzim në Lindjen e Mesme mund të kërkojë angazhim më të madh të aleancës, duke përfshirë edhe vendin tonë.

Nga aspekti ekonomik mund të përballemi me rritjen e çmimeve të energjisë dhe derivateve të naftës, ku pasiguria në tregjet globale do të ndikojnë drejtpërdrejt buxhetin dhe standardin e jetesës. Maqedonia e Veriut, si importuese e madhe e energjisë, është veçanërisht e ndjeshme ndaj krizave të tilla.

Nga ana tjetër, me mijëra qytetarë të rajonit që punojnë në Emiratet e Bashkuara nga sulmet në Dubai, por edhe Izrael janë strehuar dhe pritet shumë shpejt t’i bashkohen familjeve të tyre. Kjo gjë ka ndikuar që jeta e tyre tu vihet në rrezik nga njëra anë dhe nga ana tjetër edhe statusi i tyre ekonomik të jetë i rrezikuar për një kohë të pacaktuar.

Rajoni u pozicionua krahë SHBA-ve – 

Me të ndodhë sulmet vendet e rajonit përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vetë Maqedoninë e Veriut u rreshtuan menjëherë krah SHBA-ve.

Arsyeja tashmë e me dekada dihet,  Aleanca me NATO-n dhe partneriteti strategjik me SHBA-në nuk lë hapësirë për neutralitet. Ky pozicionim është një sinjal i qartë se Ballkani mbetet i lidhur fort me Perëndimin dhe nuk do të devijojë nga kursi euroatlantik, pavarësisht tensioneve globale.

Kujtojmë që, konflikti SHBA–Iran nuk është thjesht një krizë e largët. Pasi prek drejtpërdrejt Maqedoninë e Veriut përmes sigurisë kolektive, ekonomisë së brishtë dhe lidhjeve të diasporës. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë nga Presidentja Davkova është një hap i domosdoshëm për të përgatitur vendin ndaj pasojave të mundshme. Në një rajon ku vendet u pozicionuan pa hezitim krah SHBA-ve, Maqedonia e Veriut konfirmoi edhe një herë orientimin e saj euroatlantik. Por sa e përgatitur është shoqëria dhe ekonomia jonë për të përballuar tronditjet që ky konflikt global mund të sjellë? /Zhurnal.mk