Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në Vizbeg të Shkupit janë konfiskuar shtatë biçikleta të cilat dyshohet se janë të vjedhura, transmeton Alsat. Biçikletat u gjetën gjatë kontrollit që policia ka realizuar në shtëpinë e personit E.H. (29). Siç njofton Ministria e Brendshme, E.H. është ndaluar ndërsa pasi dokumentimit të plot të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi konkrete.
Lajme Konfiskohen shtatë biçikleta në Vizbeg të Shkupit, dyshohet se janë të vjedhura



