Konfirmon OKB: Po kryhen evakuime të civilëve në Mariupol

Operacioni i evakuimit të civilëve në qytetin port të Mariupolit në Ukrainë është konfirmuar edhe nga një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më herët Rusia tha se grupe prej 25 dhe 21 personash ishin evakuuar nga zona pranë fabrikës së çelikut Azovstal, pjesa e fundit e mbetur e qytetit nën kontrollin e trupave ukrainase.

Ushtarët ukrainas kanë thënë se 20 persona u larguan nga fabrika e çelikut dje, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

Zyrtarët ukrainas thonë se rreth 1000 civilë dhe më shumë se 500 ushtarë të plagosur janë bllokuar në kompleksin industrial.

Megjithatë, ka gjithashtu rreth 100,000 banorë që jetojnë pa ujë, gaz dhekomunikim në qytet, i cili është bombarduar rëndë gjatë javëve të sulmeve ruse.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se po zhvilloheshin “diskutime intensive” për të rënë dakord për një operacion evakuimi, pas takimeve me Presidentin Zelensky në Kiev dhe Presidentin Putin në Moskë. /abcnews.al