Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Raportohet se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me virusin “Ethet e Nilit”.

Sipas “Lajmit” kjo është konfirmuar nga drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.

“E kemi një rast ama nuk është diçka shqetësuese. Është një rast që e kemi konfirmuar me virusin VNP.” – ka thënë ai.

Ndërkohë sipas mediumit, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë kthyr përgjigje në lidhje me këtë rast.